Aksionerët e paidentifikuar, Holanda kryeson investimet e huaja për vitin e pestë radhazi, rritet Italia.

Investimet e huaja direkte në Shqipëri janë kryesuar nga Holanda për të pestin vit radhazi. Investimet holandeze kanë arritur në 87 milionë euro në tremujorin e tretë të vitit, duke rritur vlerën e tyre në 212 milionë euro për gjithë 9-mujorin 2023. Italia renditet si investitori i dytë më i madh, ndërsa investimet turke janë rikthyer këtë vit. Kosova renditet në vendin e katërt me investime të përqendruara në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit. SHBA është investitori i pestë më i madh me fluks investimesh prej 47 milionë eurosh për 9-mujorin. Aksionerët holandezë kontrollojnë disa korporata të rëndësishme në Shqipëri, ndërsa kompania e industrisë nxjerrëse Shell po kryen investime të konsiderueshme për kërkimin e naftës në zonën e Shpiragut.