Sot mbahet seanca për masën e sigurisë për Berishën! Ish-kryeministri do të mësojë fatin e tij në protestë.

Sot do të mbahet seanca për masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Vendimi për zëvendësimin e masës së sigurisë pritet të merret në seancën e radhës, e cila është planifikuar të nisë në orën 11:00. Seanca u shty për sot, pasi avokatët e Berishës kërkuan kohë. Ish-kryeministri nuk u paraqit në gjykatë, por dërgoi dy avokatët e tij, të cilët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. SPAK ka kërkuar ndryshimin e masës ndaj ish-kryeministrit, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”. Berisha ka njoftuar protestë me demokratët. Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Mbi Berishën rëndon akuza e korrupsionit pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish kompleksit sportiv “Partizani”.