Flakët kanë pushtuar sërish disa pjesë të pallatit 12-katësh në qytetin e Lushnjes, i cili prej shumë orësh po përballet me zjarrin duke nxjerrë situatën jashtë kontrollit. Ushtria ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj. Banorët e pallateve ngjitur me godinën e përfshirë nga flakët janë evakuuar, ndërsa flakët kanë djegur tërësisht katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodheshin disa biznese. Autoritetet vijojnë betejën për shuarjen e flakëve të riaktivizuara.