Flakët janë riaktivizuar në qendrën tregtare në Lushnjë, duke bërë që qielli të bëhet i kuq. Zjarri ka përfshirë tarracën e qendrës tregtare, një lokal veror dhe zyrat e administratës. Në pjesën e lokalit janë djegur pjesa e dyshemesë dhe disa pemë. Zjarrfikësit janë rikthyer në aksion për të shuar vatrën, ndërsa në katet më poshtë po punohet për izolimin e flakëve. Nuk ka banorë në godinat e prekura, por rreth 40 qytetarë dhe tre zjarrfikës kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga mbingarkesa e kondicionerëve, pasi qendra tregtare ishte e mbipopulluar për festën e Krishtlindjes.