Analisti Lorenc Vangjeli diskutoi në “Top Story” për ngjarjet dhe personazhet e vitit 2023, ku u ndal kryesisht tek SPAK-u. Ai deklaroi se veprimet në masë të SPAK-ut janë një sukses për këtë vit, pasi mendohej se nuk do të arrihej. Vangjeli u shpreh se puna më e vështirë është dhënia e drejtësisë. Ai gjithashtu theksoi se SPAK-u është një nga hallkat kryesore dhe kjo është pjesë e një gjykatë e një hetimi.