Futbollisti i Kombëtares në rrezik të divorcit pas një viti martesë? Veprimet e fundit shkaktojnë dyshime për probleme në marrëdhënien – Top Channel

Futbollisti i njohur i Kombëtares, Eroz Grezda dhe partnerja e tij Ajsel Abazi, duket se po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre. Një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga çifti, por ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë fshirë fotot e përbashkëta. Ata u martuan në fshehtësi të plotë në janar të vitit 2023 dhe disa muaj më pas u bënë prindër për herë të parë. Ende nuk dihet arsyeja që ka shkaktuar këtë krisje mes çiftit. Çifti solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian.