Sot, zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë janë shoqëruar me protesta. Një grup besimtarësh myslimanë po protestojnë kundër drejtuesve aktual të komunitetit, duke i akuzuar si gylenistë dhe pjesëtarë të grupit FETO në Turqi. Ata gjithashtu i cilësojnë zgjedhjet si jo legjitime. Grupi i protestuesve është i njëjti që përzuri myftiun Laurent Luli, i cili ishte i ftuar në xhaminë “Dine Hoxha”.