Fotografia e shkrepur në Parlament, ku Flamur Noka i rrezikon jetën gardistit? Babani: Veprim shumë i rrezikshëm
Armando Babani, një fotograf i njohur, ishte i ftuar në “Breaking me Xhoi Malësia” në Top News. Ai u ndal tek disa nga fotot më të bukura të realizuara, por dhe ato më pikantet. Një prej tyre ishte dhe momenti kur deputeti i PD Flamur Noka, i ishte afruar një prej gardistëve të Parlamentit me një flakadan në dorë. Ky moment është fiksuar në kohë përmes aparatit të tij, teksa duke e komentuar këtë shkrepje, Babani thotë se është një veprim i rrezikshëm nga ana e deputetit. Kjo sepse një flakadan ka barut, dhe parë në këtë aspekt, mund të shkaktonte dëmtime në fytyrën e tij. Ai shton se është e rrezikshme për jetën e atij gardisti.