Majko tregon pjesën e padukshme të Samitit për Ukrainën: Kemi llogari të hapura me Rusinë për 30 vjet.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ka treguar pjesën e padukshme të Samitit për Ukrainën në Tiranë. Ai shprehet se Shqipëria ka disa llogari të hapura me Rusinë, e cila në 30 vjet ka mbajtur qëndrime kundër shqiptarëve. Majko vlerëson se organizimi i samitit ishte një lëvizje e duhur gjeopolitike për të krijuar një veçanti nga vendet e tjera anëtarë të NATO-s që janë më afër kufirit me Rusinë për të qenë në krah të Ukrainës. Ai gjithashtu thekson se vendimmarrja për realizimin e këtij samiti është bërë së bashku me partnerët strategjikë. Majko mendon se kryeministri Rama ka bërë një lëvizje të goditur, pa dashur të futet në komplimente.