Pas akuzave të Izraelit për punonjës të lidhur me Hamasin, BE rifillon ndihmat për organizatën palestineze UNRWA. Komisioni Europian do të japë 82 milionë euro për organizatën e OKB-së për ndihmën palestineze, UNRWA. Pagesat u ndërprenë pas akuzave të Izraelit për përfshirje të punonjësve të kësaj organizate në terrorin e Hamasit. BE rrit ndihmën humanitare për Gazën në 68 milionë euro dhe ndihma do të jepet edhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Vlerësimi i situatës në Rripin e Gazës nuk është i njëjtë mes 27 vendeve anëtare të BE-së. Ministri i Jashtëm gjermane kërkon një “ndalim humanitar të luftimeve” për përmirësimin e gjendjes humanitare dhe furnizimeve në Gaza. Në lidhje me viktimat e shumta pas mbërritjes së kamionëve me ndihma në Rripin e Gazës, Komisioni Europian nuk donte të pozicionohej qartë. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen kërkoi një hetim ndërkombëtar të pavarur të rastit tragjik.