Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici, ka folur rreth reformës territoriale të implementuar vite më parë dhe rezultatet e saj. Ajo tha se reforma ishte e domosdoshme për kohën dhe ka pasur impakt në të gjitha fushat e përgjegjësisë së pushtetit lokal, por ka shumë vend për të përmirësuar aftësinë e bashkive në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. Sipas saj, sfida më e madhe për bashkitë është autonomia financiare e tyre, pa të cilën është e vështirë të flitet për autonomi të funksioneve.