Zjarri në urgjencën e QSUT-së, Prokuroria nis procedim penal

Prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim penal për zjarrin në urgjencën e Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’. Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ka urdhëruar administrimin e provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit. Ky procedim penal është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11.02.2024.