“Qytetarët paguajnë, politika e mban në xhep! Tabaku: Zero para të investuar në dy muaj, janë paguar vetëm pagat”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se qeveria nuk ka bërë asnjë investim në dy muajt e fundit në asnjë sektor. Ajo tha se qeveria nuk ka bërë asgjë më shumë se vetëm ka paguar pagat në këto dy muaj të para të këtij viti. Tabaku shprehet se shteti ka funksionuar vetëm për të paguar pagat dhe nuk ka bërë investime në arsim, shëndetësi, apo infrastrukturë. Ajo akuzon qeverinë se nuk po prodhon asgjë dhe se qytetarët paguajnë taksa të rritura, por qeveria nuk e ndjek me investime.