Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti në Pogradec. Dy prej personave të përfshirë u vetëdorëzuan në lidhje me këtë ngjarje. Shtetasi i plagosur është aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë arrestuar dy personat e përfshirë dhe kanë sekuestruar dy armë zjarri. Materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.