Parashikimi i motit për sot

Në Shqipëri pritet të ketë vranësira dhe reshje shiu sot, si pasojë e kalimit të një ftohti atmosferik nga Jugperëndimi i Europës drejt Ballkanit. Reshjet më të theksuara pritet të ndodhin në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit, ndërsa jugu do të përjetojë vetëm momente me pika shiu. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C. Era do të fryjë kryesisht mesatare, por herë pas here edhe e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.