Pagesat dhe blerjet përmes bankës në Tiranë, Përmet dhe Peshkopi do të pilotohen për 4 muaj

Shqipëria do të testojë shumë shpejt një projekt pilot për pagesat përmes sistemit elektronik. Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë të ditur se do të pilotohet në Tiranë, Përmet dhe Peshkopi për 4 muaj. Qëllimi i këtij projekti është të ulë informalitetin dhe të lehtësojë pagesat përmes bankës. Ministria do të mbushë llogaritë e 300 individëve me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj për të shpenzuar ato nëpërmjet platformave digjitale. Kryeministri Rama theksoi se kjo është një zgjidhje e botës së re për të ulur cash-in në ekonomi dhe për të formalizuar pagesat.