Basha: Në çdo degë do të kërkoj një grua në një post drejtues

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se pesha më e madhe e problemeve me të cilat përballet sot shoqëria, bien mbi gruan dhe nënën shqiptare. Ai ka thënë se ka ardhur koha që PD të shpalosë programin për familjen shqiptare, ndërsa shtoi se do të kërkojë që në çdo dege një grua të ketë një post drejtues. Basha tha se është e kotë të themi që ka një barazi rolesh, dhe se sa më e sigurt, e pavarur të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.