Arrestohet shqiptari në Gjermani për kokainë dhe armë

Një shqiptar 32-vjeçar është arrestuar në Gjermani si i dyshuar për vepra penale. Fillimisht, dy adoleshentë gjermanë dhe një kroat janë ndaluar me sasi të mëdha të marijuanës, hashashit dhe një thikë. Më pas, policia ka gjetur 700 gram kokainë, 50 mijë euro cash, një armë zjarri dhe 50 copë municione në banesën e një 17-vjeçari kroat. Shqiptari 31-vjeçar është arrestuar për këtë ngjarje.