Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri që ndodhi ditën e sotme në qytetin juglindor së bashku me një tjetër të dyshuar. Mësohet se autoritetet kanë arritur të kapin dy personat edhe falë negociatave të bëra nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec me familjarët e dy autorëve. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, banues në Pogradec u vunë në pranga, pasi të dy gjatë një konflikti të çastit, me shtetasin A. J., 27 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital. Dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën në konflikt, nga autorët e krimit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.