Në Rusi, më shumë se 100 persona janë arrestuar pas nderimeve për ish-liderin e opozitës ruse, Alexey Navalny. Grupi i Monitorimit OVD-Info ka raportuar se numri më i madh i arrestimeve ka ndodhur në qytetin e Novosibirsk. Homazhet për Navalny-t kanë ndodhur në varrezat e Borisovsky, por transmetimet e funeralit nuk janë shfaqur në mediat shtetërore ruse. Agjencitë shtetërore të lajmeve kanë raportuar vetëm paralajmërimet dhe komentet e zëdhënësit të Kremlinit, duke e kufizuar hapësirën për ngjarjen.