Trafiku në Tiranë është rënduar si pasojë e protestës së opozitës, e kryesuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Qytetarët zbritën nga autobusi për të vazhduar rrugën në këmbë, ndërsa protestuesit kërkojnë të kthehen mbrapsht makinat. Gjykata e Lartë është rrethuar nga forca policie, pasi ish-kryeministri po mban protestë. Protesta e opozitës ka filluar para pak kohësh dhe pritet që Gjykata e Lartë të shprehet sot për rekursin që grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit.