Opozita vazhdon protestat e tyre ndaj qeverisë, duke shkuar drejt selisë së partisë së tyre.

Opozita vazhdon “traditën”, duke hedhur sërish tymuese ndërsa marshon drejt selisë blu. Pas mbylljes së protestës para Gjykatës së Lartë, Berisha dhe mbështetësit e tij janë duke u zhvendosur në drejtim të selisë blu. Opozita ka vijuar “traditën” edhe sot, duke hedhur tymuese teksa po marshojnë të gjithë së bashku. Berisha tha se asgjë nuk do ta ndalë, ndërsa paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë rrëzimi i qeverisë.