Çështja “Berisha”: Prokuroria shfrytëzoi një paqartësi! Ish-kryeministri duhet të lërë partinë të funksionojë pa atë fizikisht

Juristi Jordan Daci dhe gazetari Ilir Babaramo diskutuan në emisionin “Top Story” lidhur me çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Juristi Daci tha se prokuroria ka shfrytëzuar një paqartësi të kodit të procedurës për të shmangur dërgimin në parlament të çështjes ndaj Berishës. Nga ana tjetër, gazetari Babaramo tha se Berisha duhet të lërë partinë të funksionojë pa të fizikisht. Diskutimi u fokusua edhe te sistemi zgjedhor dhe bashkëqeverisja mes opozitës dhe qeverisë.