Zjarri riaktualizohet në Lushnjë! Vatra mbi qendrën tregtare, zona pushtohet sërish nga tymi – Top Channel Zjarri riaktualizohet në Lushnjë!

Zjarri në Lushnjë është riaktivizuar, duke pushtuar zonën e qendrës tregtare. Në pamjet e siguruara, ndërtesa është pushtuar sërish nga flakët dhe tymi. Nuk ka banorë në godinat e prekura, ndërsa policia ka rrethuar zonën me perimetër sigurie. Forcat e zjarrfikësve po punojnë për të minimizuar flakët. Kujtojmë se një zjarr i rënë në katin e tretë të një qendre tregtare në Lushnjë u përhap me shpejtësi në apartamentet sipër tij rreth orës 14: 40. Dyshimet e para për shkakun e zjarrit janë mbingarkesa e kondicionerëve, pasi qendra tregtare ishte e mbipopulluar nga dyndja për festën e Krishtlindjes.