35-vjeçari në Fushë Mamurras plagoset dy herë brenda një ore nga sulmi me thikë – Top Channel

Një 35-vjeçar është qëlluar disa herë me thikë pranë banesës së tij në Fushë Mamurras. Ai është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore dhe policia e Kurbinit është në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe personat që kanë kryer plagosjen. Një person tjetër u plagos me thikë në qytetin e Shëngjinit një orë më parë. Gazetarja Brixhilda Deda raporton se i plagosuri është paraqitur pranë spitalit të Lezhës, por për shkak të plagëve të marra është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka nisur si një konflikt i çastit mes disa personave, ndërkohë që ende nuk është bërë publik identiteti i të plagosurit.