Në një sulm në Nigeri veri-qendrore, 16 persona janë vrarë. Sulmi ndodhi në fshatin Mushu në shtetin Plateau, ku përplasjet midis barinjve dhe fermerëve janë të zakonshme. Rajoni është në vijën ndarëse midis veriut të Nigerisë, kryesisht myslimane dhe jugut kryesisht të krishterë, dhe për vite me radhë ka luftuar me tensionet etnike dhe fetare. Personeli i sigurisë u dislokua për të parandaluar çdo përplasje të mëtejshme në zonë, ku vrasjet kokë më kokë midis barinjve, të cilët më së shpeshti janë myslimanë, dhe fermerëve, të cilët në përgjithësi janë të krishterë, shpesh futen në bastisjet e fshatrave nga bandat e armatosura rëndë. Guvernatori i shtetit dënoi sulmin si “barbar, brutal dhe të padëshiruar” dhe u zotua se do t’i sjellë autorët para drejtësisë.