Veliaj uron Krishtlindjet nga Kisha Ortodokse: Më shumë dashuri, më pak inat.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë nga Kisha Ortodokse për ditën e Krishtlindjes. Ai ka thënë se vendin e çojnë përpara vetëm shqiptarët të bashkuar dhe ka uruar për më shumë dashuri dhe më pak inat në vend. Veliaj gjithashtu ka shprehur dëshirën që të jetojmë përditë si në një festë, duke u motivuar për të ecur përpara.