Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka vizituar qytetarët e asfiksuar nga zjarri në një qendër tregtare në Lushnje. Ajo deklaroi se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se situata është nën kontroll. Ministrja falenderoi forcat e sigurisë dhe ekipet mjekësore për përpjekjet e tyre në situatën e emergjencës.